Pas Haradinajt, ja çfarë thotë Vuçiç për Mogherini!

Mos i humb

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç ka mohuar sugjerimet e Kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj se përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Europian, Federica Mogherini është fajtore për situatën aktuale në dialog.

Ai ka theksuar se për këtë fajtor mund të jenë vetëm Beogradi dhe Prishtina.

Vuçiçit i është kërkuar ta komentojë deklaratën e Haradinajt se Mogherini është fajtore për dështimin e dialogut dhe ai theksoi se nuk pajtohet me të.

Vuçiç gjatë vizitës së sotme në Emiratet e Bashkuara Arabe (UAE) ka theksuar se princi, sheiku Mohamed Bin Zayed Al Nahjan ka këshilluar Serbinë ta ruajë paqen, transmeton lajmi.net.“Ai e njeh shumë mirë situatën në regjionin tonë, por për herë të parë ka thënë që t’i shmangemi çdo lloj përplasjeje dhe të gjejmë zgjidhje të Kosovës me amerikanët dhe rusët, e që do të pranohet edhe nga europianët. Ai e kupton se sa është me rëndësi”, u shpreh Vuçiç.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit