Pas protestave në Armeni, dorëhiqet kryeministri Serzh Sargsyan

Mos i humb

Kryeministri i Armenisë, Serzh Sargsyan, ka dhënë dorëheqje pas protestave të shumta kundër tij në Armeni.

Sargsyan ka njoftuar për dorëheqjen e tij duke u shprehur se, “Protestuesit nëpër rrugë nuk dëshirojnë që unë të jem kryeministër. Po e plotësoj kërkesën tuaj. Po ju drejtohem për herë të fundit si kryeministër. Pashinyan kishte të drejtë. Kam gabuar. Po largohem nga pozita”.

Opozitarët më 13 prill, me kandidimin e Sargsyan-it si kryeministër, kishin nisur protestat nën kryesimin e deputetit dhe liderit opozitar Nikol Pashinya.

Policia shumë herë kishte ndërhyrë ndaj protestuesve, ndërsa një numër i madh i protestuesve, përfshirë edhe Pashinya-nin, mbetën të plagosur në protestat ku është përdorur edhe gazi lotsjellës dhe bombat e zërit. Protestat, ku pjesëmarrja po rritej çdo ditë e më shumë, sot me pjesëmarrjen e një grupi të paarmatosur ushtarak, morën një dimension tjetër.

Serzh Sargsyan, i cili që nga viti 2008 e deri më tani kishte ushtruar detyrën e presidentit për dy mandate, në votimet e 17 prillit në parlament u zgjodh kryeministër i Armenisë. Sipas referendumit kushtetues, i cili u pranua me mbështetjen e Sargsyan në vitin 2015, autoriteti ekzekutiv nga presidenti i kaloi kryeministrit, gjë e cila është kundërshtuar nga opozitarët./Rtv Islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit