Pas rritjes fillestare, ulet numri i aplikacioneve SwissCovid

Mos i humb

Aplikacioni SwissCovid funksionon në mbi një milion telefonë inteligjentë (smart) zviceranë.

Pas një prirje të vazhdueshme të ngritjes, të shënuar në gjashtë ditët e para nga lancimi, papritur, të dielën u regjistrua një rënie në numrin e përgjithshëm të përdoruesve aktivë.

Kjo është raportuar nga Zyra Federale e Statistikave të hënën në faqen e internetit të krijuar posaçërisht për këtë qëllim.

Ndërkaq, një arsye e mundshme u identifikua shpejt (në Twitter) dhe ajo ka të bëjë me Ministrin Federal, Ueli Maurer.

Politikani 69-vjeçar nga  SVP kishte thënë të shtunën për Radio SRF në emisionin “SamstagRundschau” se ai nuk do të shkarkonte aplikacionin SwissCovid.

Dhe si arsye për këtë ai kishte shtuar se thjesht, “nuk arrinte ta kuptonte këtë `send`.

Sidoqoftë, numri i atyre që kishin instaluar aplikacionin SwissCovid të shtunën, që ishte dita e dhjetë nga lansimi, ka qenë 1 milion e 15.293 ndërsa të dielën, ditën e njëmbëdhjetë ai ka rënë në 1 milion e 2.682.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit