Pas Spanjës edhe Sllovakia s’e pranon flamurin e Kosovës në Samitin e Sofjes

Mos i humb

Sllovakia është në favor të organizimit të samitit BE-Ballkan në Bullgari, por ka vendosur veton që flamuri i Kosovës të mos jetë në stemën dhe logon e aktivitetit. Bratislava mbështet propozimin e Spanjës që të mos ketë simbole shtetërorë por vetëm logo dekorative apo artistike.

Më parë, Spanja kërkoi që Prishtina të mos jetë me status të barabartë me krerët e tjerë të ballkanit.

Tanjug njoftoi qëndrimin e Bratislavës, duke cituar Sekretarin e Shtetit në Ministrinë Sllovake të Punëve të Jashtme dhe Evropiane, Ivan Korcok, i cili dha një intervistë për të përditshmen e Beogradit Vecernje Novosti.

“Kjo është mënyra sesi u sollëm disa herë në të kaluarën dhe ne e zbatuam këtë edhe gjatë presidencës sonë të BE”, tha Korçok, i cili është shef i diplomacisë në detyrë, ngaqë Miroslav Lajçak po kryen detyrën si president i Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.

Së bashku me Qipron, Greqinë, Spanjën dhe Rumaninë, Sllovakia është një nga pesë vendet anëtare të BE-së që nuk e kanë njohur shpalljen e pavarësisë së Kosovës, një dekadë më parë.

Korçok, i cili do të jetë në Sofje për samitin së bashku me kryeministrin e Sllovakisë, theksoi se vendi i tij shumë herë në të kaluarën  e ka shprehur qartë qëndrimin ndaj Kosovës.

“Pozicioni i Sllovakisë për pavarësinë e shpallur të njëanshme të Kosovës nuk po ndryshon, dhe e kemi përmendur tashmë pafund, duke përfshirë edhe gjatë vizitës sime të fundit në Beograd”, tha Korcok.

I pyetur nëse  pas  deklaratës së Macron për të shtyrë zgjerim të BE-së, fshihet një ngurrim për të pranuar  Serbinë ai tha: “Shtetet e Ballkanit Perëndimor duhet të përmbushin të gjitha kushtet dhe të arrijnë një nivel të mjaftueshëm progresesh për të mbyllur të gjitha (kapitujt e negociatave për anëtarësim në BE), këto janë kushtet kyçe dhe të vetme për anëtarësimin në BE”. /tesheshi.com/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit