Pas sulmit në Zelandë të Re, Londra shton masat e sigurisë rreth xhamive!

Mos i humb

Pas sulmit në dy xhami të Zelandës të Re ku mbetën të paktën 49 persona të vdekur, Londra ka shtuar masat e sigurisë rreth xhamive.

Kryetari i Londrës, Sadiq Khan, ka siguruar komunitetin mysliman në Londër se do të ketë kontrolla të shtuara të policëve të armatosur rreth xhamive, posaçërisht gjatë kohës së lutjeve fetare.

“Një lajm i trishtueshëm vjen nga Zelanda e Re këtë mëngjes, ku njerëz të pafajshëm janë vrarë për shkak të besimit fetar të tyre. Londra qëndron me popullin e Christchurch në këtë sulm të tmerrshëm terrorist. Londra gjithmonë do ta mbështesë diversitetin që ata kërkojnë ta shkatërrojnë”.

“Dua ta risiguroj komunitetin mysliman në Londër. Kam qenë vazhdimisht në kontakt me Policinë. Do të ketë kontrolla policore të shtuara rreth xhamive sot, gjithashtu edhe policë të armatosur derisa londinezët falen”.


Khan ka thënë se të gjithë ata që shohin diccka të dyshimtë duhet të raportojnë menjëherë, përcjell klankosova.

Të paktën 49 persona kanë mbetur të vdekur dhe 48 të tjerë kanë mbetur të lënduar nga sulmi terrorist në dy xhamitë e Christchurch të Zelandës së Re .

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit