Pas takimit me Pacollin, Ministri Çavushoglu takon kryeministrin Haradinaj

Mos i humb

Ministri i Jashtëm i Republikës së Turqisë, Mevlut Çavushoglu, është takuar me kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj.

Në fokus të takimit ishin diskutimet për marrëdhëniet dypalëshe, si dhe për zhvillimet rajonale dhe ndërkombëtare.

Në takim ishin prezent edhe zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli, ministri i Administratës Publike të Kosovës, Mahir Yagcılar, ambasadorja e Turqisë në Prishtinë, Kıvılcım Kılıç dhe zyrtarë të tjerë.

Ministri Çavushoglu, do të realizojë takim edhe me kryeparlamentarin e Kosovës, Kadri Veseli.

Ai dje është takuar me Pacollin, pas së cilës kanë mbajtur konferencë shtypi të përbashkët. Çavushoglu gjithashtu është takuar edhe me presidentin Hashim Thaçi.

Çavushoglu pritet që sot të vizitojë qytetin e Prizrenit./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit