Pas taksës 100%, kjo është gjendja në doganë

Mos i humb

Pak ditë më parë, Qeveria e Kosovës mori vendim që të vendos taksën prej 100% për produktet serbe.

Mirëpo, veç kësaj, Ministria e Tregtisë dhe Industrisë ka marrë vendim që t’i ndalohet hyrja në Kosovë edhe produkteve të tjera të cilat nuk i referohen Kosovës si shtet.

Tani, në fokus të veçantë për qytetarët është gjendja e doganave të Kosovës dhe qarkullimi i mallrave nëpërmjet tyre.

E për ta pyetur për këtë, lajmi.net ka kontaktuar me zëdhënësin e doganave, Adriatik Stavileci, i cili ka thënë se situata është e qetë.

I pyetur nëse ka pasur ngarkesa që arritur në pikën doganore me Serbinë ose janë kthyer, Stavileci ka konfirmuar se nuk ka pasur ngarkesa që kanë ardhur.

“Nuk ka pasur ngarkesa që kanë ardhur”, tha Stavileci.

Ai gjithashtu ka theksuar se ekzistojnë spekulime të ndryshme, mirëpo në qarkullim lejohen mallrat që janë donacione ose lejime të udhëtarëve.

“Donacionet nuk janë subjekt i vendimit”, tha Stavileci duke theksuar se as donacionet e as lejimet e udhëtarëve nuk ndalohen në dogana.

Ndërkohë që edhe sot, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj nëpërmjet një statusi në Facebook deklaroi se vendimi për taksat nuk është vendim ndaj asnjë qytetari të Kosovës, shkruan lajmi.net.

Po ashtu, Haradinaj theksoi se është mirënjohës ndaj Doganës së Kosoves që kanë rikonfirmuar se donacionet me mallra që sillen në Kosovë sipas procedurave ligjore nuk ndalohen në dogana.

“Mirënjohës Doganës së Kosoves për rikonfirmimin publik, se të gjitha donacionet me mallra që sillen në Kosovë sipas procedurave ligjore, si dhe të gjitha mallrat për personat fizik dhe udhëtarët sipas te drejtave ligjore nuk janë ndaluar nga Dogana dhe janë liruar nga tarifa konform procedurave të Kodit Doganor dhe ligjeve tjera ne fuqi”, tha Haradinaj.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit