Pasaportat blu/ Rikthen në Britani pas 30 vitesh

Mos i humb

Pasaportat e para blu në rreth 30 vite do të lëshohen muajin tjetër në Britaninë e Madhe.

Dizajni aktual, ngjyrë vishnje, do të zëvendësohet tani me pasaportat blu, pas daljes së Britanisë së Madhe nga bashkimi evropian.

Pasaportat blu u lëshuan së pari në 1921 dhe dolën jashtë qarkullimit pas 1988 kur anëtarët e atëhershëm të komunitetit ekonomik evropian ranë dakord të harmonizonin dizajnin. Sekretarja e brendshme në Britaninë e Madhe, Priti Patel, tha se pasaporta do të mbajë sërish simbolet e identitetit kombëtar. Ajo tha se Brexiti i kishte dhënë Britanisë së madhe mundësinë unike të nisë një rrugëtim të ri në botë dhe kishte mundësuar kthimin e dizajnit ikonik blu dhe ngjyrë ari.

Ky ndryshim, është domethënës veçanërisht për mbështetësit e Brexitit, me qeverinë që tha në dhjetor të 2017 se pasaportat blu do të riktheheshin.

Sidoqoftë, pasaportat ngjyrë vishnje nuk do të zhvlerësohen automatikisht por do të mbeten të vlefshme për udhëtime deri kur të skadojnë. Këto të fundit mbajnë edhe frazën bashkimi evropian në kapak edhe pse vitin e shkuar, zyra e pasaportave në Britani filloi lëshimin e pasaportave pa këtë frazë.

Sipas indeksit të pasaportave, 81 vende të botës kanë pasaporta blu, mes tyre Australia, SHBA, Kanadaja, India dhe Hong kongu. Në Evropë, njerëz nga Islanda dhe Bosnja, kanë pasaporta blu.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit