Pasi ajo u bë muslimane, i gjithë fshati pranon Islamin

Mos i humb

Para disa viteve misionarë të krishterë erdhën në fshatin Simo Yabelo në Etiopi dhe i pagëzuan mijëra fshatarë të cilët deri atëherë i takonin një besimi primitiv Animizm (besimi në praninë e shpirtrave në gjërat e gjalla dhe jo të gjalla).

Mirëpo, krishterimi nuk ishte bindës për Halime Ghobo Sora, nënë e pesë fëmijëve, e cila mezi mbijeton financiarisht me familjen e saj. Pasi që dëgjoi tregimin për Islamin nga një musliman i fshatit fqinjë, ajo gjithmonë mendonte për Islamin. Pa asnjë hezitim ajo shkoi në fshatin muslimanë që të informohet sa më mirë me Fenë islame. Shumë shpejt Sora u largua nga fshati si muslimane.

Sora e cila e ndërroi emrin e saj në Rabia ia shpjegoi parimet themelore të besimit islam familjes së saj, derisa edhe ato pranuan Islamin. Pas kësaj Rabia filloi të diskutojë mbi fenë islame edhe me bashkëfshatarët e saj dhe pas një kohe edhe ata pranuan atë.

“Unë mbeta e mahnitur nga sjellja dhe morali i misionarëve muslimanë, si dhe nga mësimet Islame, andaj e pranove me plotë dëshirë atë. Pastaj fillova të thërras në islam edhe familjen dhe farefisin tim, por edhe bashkëfshatarët e mi, sepse doja që edhe banorët e fshatit tonë të jetojnë me nderë dhe moral të lartë islam”, tha ajo.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit