Pasioni: jo vetëm sahatçi; edhe sahatbërës!

Mos i humb

Ai nuk është një orëndreqës i zakonshëm. Onder Samhal nga Stambolli, 70 vjeç, ka 54 vjet që ushtron specialitetin e ndërtimit të orave publike, atyre që më pas shërbejnë dhe si vendreferime për takime ndër njerëzore, përveçse për t’u orientuar me kohën. Orat e tij janë kudo, nëpër qytetet e Turqisë, kulla apo godina publike, por dhe Rusi, Bullgari, Kazakistan, Azerbaxhan etj.

Ai, në një rrëfim për jetën dhe profesionin, tha se që i vogël kishte patur pasion ndërtimin e lodrave vetë. Më pas, ka qenë një sahatçi mëhalle që, duke ia parë zellin për punë që kërkonin saktësi, e ka marrë dhe ia ka dhënë zanatin

“Më pëlqente të bëja këtë punë. Më vonë përparova gradualisht, që nga riparimi te ndërtimi”.

Ai mendon se gjithnjë e më shumë njerëzit po shfaqin etjen për të fituar pa treguar ndonjë dashuri dhe respekt për punën që bëjnë.

Duke folur për specialitetin e tij, për të cilin ndjen trishtim që nuk i afrohet kush për ta zotëruar, ai tha “kjo punë përpjekje dhe kohë. Por kur të përfundoni dhe dëgjoni tik-takun, do ndjeni paqe. Nuk është ora por zemra që rreh!”, tha  tha Samhal.

Një nga projektet e tij të fundit është një orë në ndërtesën e administratës së Beyoglu-së në Stamboll. /tesheshi.com/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit