Pastat me bazë qymyrin e drurit nuk zbardhojnë dhëmbët!

Mos i humb

Pastat me bazë qymyrin e druri, që pretendojnë të zbardhin dhëmbët janë një “mashtrim marketingu”, i cili mund të rrisë rrezikun e prishjes së dhëmbëve dhe errësimit, thotë një përmbledhje në Journal Dental British.

Produktet me bazë qymyr druri, të cilat janë gjithnjë e më popullore, shpesh nuk përmbajnë fluorid për të ndihmuar në mbrojtjen e dhëmbëve.

Gjithashtu nuk ka prova shkencore për të mbështetur pretendimet se një gjë e tillë ndodh, thonë autorët.

Pastrimi i tepërt me to mund të bëjë më shumë dëm sesa mirë, shtojnë ata.

Ata këshillojnë njerëzit të shkojnë tek dentisti i tyre për këshillë për zbardhjen e dhëmbëve të tyre, dhe të vazhdojnë përdorimin e një paste dhëmbësh të rregullt me fluorid.

Qymyri i druri u përdor së pari për qëllime të higjienës orale në Greqinë e lashtë, si një mënyrë për të hequr njollat nga dhëmbët dhe për të maskuar aromat e pakëndshme nga mishrat e sëmurë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit