Patrioti që komb e fe i shkriu në një kauzë!

Mos i humb

Patrioti që komb e fe i shkriu në një kauzë!

Nga: Abdullah Klinaku

Një burrë i hipur mbi kalë, me pushkë në krah e allti në brezë, ju printe shqiptarëve në mbrojtjen e kufirit.

“Porsa të jepet kushtrimi, vraponi në kufi. Lërini sillat shtruar dhe kufomat mbi dhe. Ejani në kufi se kemi në rrezik kombin, atdhenë e fenë” ishte thirrja e Hoxhë nga xhamia në ditën e Bajramit. Pasi që në natën e Bajramit të Madh shtabi i ushtrisë komuniste jugosllave ja msyu kufirit të Kosovës për pushtim në vitin 1944.

Hoxha dhe patrioti i madh shqiptar, thirri popullin për mbrojtjte të Atdheut edhe pse shokët e tij të Lëvizjes Kombëtare ja kishin vrarë komunistët enverist siç ishte Iljas Agushi dhe Muharram Fejzën komunistët sllav.

Hoxha e dinte shumë mirë se komunizmi sllav dhe ai enverist janë e keqja më e madhe e shqiptarisë, prandaj thirri kundër partisë duke thënë; Liria e vatanit nuk fitohet me parti e as me shkije të veshur shqiptarçe”.

Komunistët sllav dhe ata shqiptar Hoxhën e detyruan për pesë vite të fshihet në shtëpinë e Sadikajve ndërsa fëmijët e tij dhe gruaja e tij i nënshtroheshin terrorit dhe dhunës si të zënë peng.

Me 22 nëntor 1949, pas rrethimit të Hoxhës, ai vishet, rregullohet, vë çallmën dhe dorëzohet para armiqëve.

Veprimtaria e tij, karizmi i tij, guximi i tij e mbi të gjitha besimi i tij i nxiti sllavët të mos kënaqen vetëm me vrasjen e tij por e dogjën dhe ja fshehën eshtrat.

Rahamet paç shehid mulla Idriz Gjilani.

#Iftari_i_tretë!

3 nga 29 burrat e mëdhenj shqiptarë e besimtarë që do ti rikujtojmë gjatë këtij muaji!

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit