Pavarësisht kërcënimeve dhe arrestimeve, mijëra bjellorusë protestojnë në Minsk

Mos i humb

Dhjetëra-mijëra bjellorusë po protestojnë në rrugët e Minskut dhe në qytete të tjera, teksa protestat e opozitës pothuajse kanë hyrë në javën e pestë. Përmes këtyre protestave, ata po i bëjnë presion presidentit Lukashenko që të organizojë zgjedhje të reja.

Protesta e 13 shtatorit po shihet si një sinjal se aktivistët e opozitës, por edhe qytetarët bjellorusë, nuk do të zmbrapsen, pavarësisht arrestimeve, rrahjeve dhe formave të tjera të kërcënimit që po iu bëjnë forcat e sigurisë së Bjellorusisë.

Duke brohoritur “Rroftë Bjellorusi” dhe “Sasha, je i pushuar nga puna”, protestuesit marshuan në një prej bulevardeve kryesore të kryeqytetit bjellorus, Minsk, duke valëvitur flamurin me ngjyrë të kuqe dhe të bardhë.

Kombet e Bashkuara kanë vlerësuar se deri më tani, 6,000 persona janë arrestuar dhe në disa raste janë torturuar nga agjentët e sigurisë.

Në zgjedhjet presidenciale të 9 gushtit, Lukashenko fitoi mandatin e pestë me radhë, por kritikët dhe opozita thanë se rezultati zgjedhor u manipulua.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit