PD akuzon Ramën: Liroi Durim Keçin, një nga peshqit e mëdhenj të krimit

Mos i humb

Deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj denoncoi, sipas tij, lirimin nga burgu të Durim Keçit, që thotë se është një nga peshqit e mëdhenj të krimit, mik i Edi Ramës dhe Blendi Klosit.

Lirimin e Keçit, tha Alibeaj, Lulzim Basha e kishte paralajmëroi që në muajin tetor të vitit të kaluar.

“Lulzim Basha e paralajmëroi se Durim Keçi do t’i shpëtonte drejtësisë, sepse kishte mik Kryeministrin Edi Rama dhe i ka shërbyer atij në çdo palë zgjedhje. Në tetor, Lulzim Basha bëri të njohur ekzistencën e tabulateve telefonike të Edi Ramës me Durim Keçin, të cilit i garantoi mosekstradimin”, tha Alibeaj.

Sipas demokratëve, lirimi i Durim Keçit është efekt i presionit të Edi Ramës ndaj drejtësisë dhe kontrollit politik nëpërmjet kryeprokurorit antikushtetues.

“Qëkur Edi Rama emëroi Prokurorin e Përgjithshëm pa vetting dhe në kundërshtim me Kushtetutën, Saimir Tahirit iu kthye pasaporta dhe ai mund të lëvizë i lirë kudo ku ka fshehur paratë e fituara nga trafiku I drogës, Orest Sota u lirua nga burgu, megjithëse u kap në mashtrim për burimin e 863 mijë eurove dhe përdorimin e tyre, trafikantëve të kokainës së Xibrakës iu ul dënimi dhe prokuroria nuk e ankimoi vendimin, Balilajve iu rikthye nga Gjykata leja për policinë private, që do të thotë një ushtri e armatosur me njerëz në mbrojtje të Kelment Balilit. Bashkë me lirimin e kriminelit Durim Keçi, këto janë prova konkrete se Edi Rama e ka blerë pushtetin nëpërmjet krimit dhe po e mban nëpërmjet kapjes së drejtësisë”, tha Alibeaj./Top Channel/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit