PD i kërkon AKEP-it që të pezullojë urdhrin për portalet

Mos i humb

Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi ka renditur shkeljet që bën urdhri i datës 15 tetor i Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP) për regjistrimin e portaleve “online” në Qendrën Kombëtare të Biznesit dhe publikimin e NIPT-it në faqet e tyre.

Sipas Vokshit, ky urdhër është në shkelje të hapur të kompetencave që i njeh ligji për komunikimet elektronike dhe është në është shkelje flagrante të lirisë së shprehjes dhe lirisë së mediave, të garantuara nga neni 22 i Kushtetutës së Shqipërisë dhe neni 10 i Konventës Europiane për të Drejtat e Njeriut.

Deputetja demokrate, si kryetare e Komisionit Parlamentar për Median, i ka kërkuar zyrtarisht kryetarit të AKEP-it pezullimin e menjëhershëm të këtij urdhri antikushtetues dhe antiligjor.

“Partia Demokratike mbetet e vendosur në mbrojtje të lirive dhe të drejtave themelore, siç është liria e shprehjes dhe e medias, përballë censurës shtetërore që do të instalojë Edi Rama”, shkruan Vokshi në Facebook./Top Channel/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit