PD nxjerr video: Pylli i Semanit po digjet me shpejtësi, shteti nuk po reagon, banorët kërkojnë ndërhyrje urgjente

Mos i humb

Partia Demokratike, me anë të ish deputetit të saj Luan Baci, vijon të denoncojë përhapjen e flakëve në pyllin e Semanit dhe papërgjegjërinë e zyrtarëve për të shuar zjarrin në atë zonë.

Baçi publikon video në ‘Facebook’, që tregojnë se flakët po përparojnë me shpejtësi, ndërsa thekson se reagimi me shumë vonesë i institucioneve e ka lënë vendin në mëshirë të fatit.

Denoncimi i plotë:

VAZHDON DJEGIA E PYLLIT NE SEMAN TE FIERIT

Pylli i Semanit ne Fier vazhdon te digjet dhe flaket po perparojne me shpejtesi, duke perpire siperfaqe te tera dhe duke mos kursyer asgje qe i del perpara.
Reagimi i vaket dhe me shume vonese i institucioneve pergjegjegjese, tashme ja ka lene vendin, lenies ne meshiren e fatit dhe mos vazhdimin e punes per te bere te mundur, ndalimin, mosperhapjen dhe shuarjen e zjarrit.

Prokuroria duhet te nise hetimet, policia duhet te jete ne krye te detyres dhe cdo institucion duhet te angazhohet, ne pergjegjesine e vet, per gjetjen e shkaktareve te kesaj zjarrvenie, qe ne shume raste, behen edhe te qellimshme.

Mosreagimi i shtetit, i institucioneve perkatese, per gjetjen e shkaqeve te kesaj zjarrvenje, gjetjen e autoreve, dhe per me shume, ndalimin dhe shuarjen e flakeve, qe po perparojne frikshem dhe paralajmerojne per deme te medha, i ben keta te fundit po kaq fajtor dhe i ngarkon me pergjegjesi ligjiore.

P.S. Video e publikuar me poshte eshte e realizuar nga banore te zones, per rrethe, dhe e ketyre momenteve.
Ata bejne apel, per pergjegjshmeri, te shtetit dhe nderhyrje me me shume forca, mjete, mposhtjen e flakeve dhe venien para pergjegjesise te shkaktareve te kesaj zjarrvenie dhe te atyre qe po behen bashkefajtore, ne keqmenaxhimin e saj.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit