PD, pyetje për ish-zëvendësministren e Brendshme: Gjebrea në makinë me Habilajt

Mos i humb

PD vijoi me akuzat në adresë të ish zv.ministres së Brendshme, Elona Gjebreas, e cila sipas saj ka udhëtuar më shumë se një herë me makinën e Habilajve.

“Elona Gjebrea duhet që të sqarojë publikisht: Pse udhëtoi privatisht për në Greqi? Pse në këto udhëtime nuk mori makinën dhe shoferin e saj? Pse nuk udhëtoi qoftë edhe me makinën e saj private? Pse zgjodhi të udhëtojë me makinën e Habilajve? A është takuar ndonjëherë me Habilajt? Nëse po, përse është takuar? Si Koordinatore Kombëtare Kundër Trafikimit a ka qenë ajo e informuar për trafikun masiv të drogës dhe të armëve nga Shqipëria në Itali dhe Greqi? Cilët drejtues të lartë të shtetit ka informuar? Çfarë masash ka marrë ajo për këtë gjë”, deklaron Dhurata Çupi, deputete e PD-së.

Për PD, është koha që Elona Gjebrea të përballet me përgjegjësitë e saj dhe të bashkëpunojë me drejtësinë, cilado qoftë përgjegjësia e saj penale./Top Channel/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit