PD, Tabaku: BB konfirmon se taksa progresive ka varfëruar shqiptarët

Mos i humb

Partia Demokratike deklaron përmes deputetes Jorida Tabaku se Banka Botërore ka konfirmuar se taksa progresive ka varfëruar më shumë shqiptarët, edhe pse paguhen 2 miliardë dollarë taksa më shumë.

“Edi Ramës i është rrëzuar zyrtarisht edhe karta kryesore më të cilën erdhi në pushtet: se me taksën progresive, 97 përqind e shqiptarëve do të paguajnë më pak. Në studimin e fundit të Bankës Botërore konfirmohet se ajo që socialistët e quajtën bekim për shtresën e mesme dhe për të varfërit, është kthyer në mallkim. Studimi i Bankës Botërore argumenton se sistemi aktual i taksave në Shqipëri për të ardhurat personale, nuk e zvogëlon hendekun social dhe as nuk shpërndan të ardhurat në mënyrë efiçente.

Për shkak të rritjes së taksave, sot shqiptarët paguajnë për karburantin çmimin më të lartë në rajon. Çmimi i energjisë është rritur, me 24 përqind për 75 përqind të konsumatorëve. Çmimi i ujit është rritur me 40 përqind dhe pritet që të rritet sërish. Bizneset e vogla janë futur në skemën e TVSH-së, ndërsa miqtë oligarkë të kryeministrit, për llogari të të cilëve shqiptarëve po u grabitet prona me vendim qeverie, janë përjashtuar nga TVSH-ja. Nga ana tjetër, është rritur tatimi për të arhdurat personale deri në 23 përqind dhe tatimi mbi fitimin, në 15 përqind.

Shqiptarët duhet ta dinë se po paguajnë më shumë taksa, rreth 2 miliardë dollarë më shumë në 5 vitet e fundit, për llogari të një grushti klientësh të kryeministrit dhe familjes së tij, për të cilët taksat e shqiptarët po përkthehen në fitime për konçesionet”, deklaroi Tabaku.

Top Channel

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit