PD vijon akuzat: Dako duhet të jetë në burg

Mos i humb

Deputeti i PD, Flamur Noka në një dalje për mediat ka hedhur sërish akuza ndaj kryebashkiakut të Durrësit, pasi sipas tij, Vangjush Dako e ka pranuar vetë që bashkëpunuar me bandat e Durrësit duke i përdorur ato për të blerë vota për pushtetin e tij dhe të Edi Ramës, e për këtë arsye ai duhet të jetë në burg.

“Vangjush Dako ka bashkëpunuar me bandat e Durrësit duke i përdorur ato për të blerë vota për pushtetin e tij dhe të Edi Ramës. Për këtë krim ai duhet të jetë në burg”, ka deklaruar Noka.

Deputeti i PD ka vijuar më tej se faktet e krimit elektoral të Vangjush Dakos janë të qarta, e se përgjimet në dosjen 339 janë të plota dhe provojnë lidhjen e tij me bandën e Avdylajve, disa prej të cilëve janë në burg për trafik droge, si pjesë e të njëjtës dosje hetimore.

“Dako dështoi të mashtronte shqiptarët se nuk e dinte aktivitetin kriminal të Avdylajve dhe se i ka takuar ata vetëm në zgjedhje, si të gjithë qytetarët e Durrësit, duke mos u bërë asnjë favor”, u shpreh Flamur Noka, duke shtuar se Vangjush Dako ka patur lidhje me Avdylajt jo vetëm në fushatë elektorale.

“Përgjimi i prokurorisë i bërë në shkurt të vitit 2017, 4 muaj para zgjedhjeve, provon se Vangjush Dako ka patur komunikim të vazhdueshëm me organizatën që bënte trafik droge nga Amerika Latine në Europë”, tha ai./Top Channel/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit