Pekcan: Turqia arrin shifrën më të lartë të eksportit në historinë e saj

Mos i humb

Ministrja e Tregtisë së Turqisë, Ruhsar Pekcan, tha se Turqia ka arritur shifrën më të lartë të eksportit në historinë e saj në tremujorin e parë të vitit 2019, duke arritur në 44 miliardë e 567 milionë dollarë.

Ministrja Pekcan në konferencën për media njoftoi shifrat e tregtisë së jashtme të vendit për muajin mars.

Ajo tha se sipas Sistemit të Përgjithshëm të Preferencave (SPP), eksporti i Turqisë në mars ka shënuar rritje prej 0,5 për qind duke arritur në 16 miliardë e 334 milionë dollarë. Sipas saj, kjo shifër është rekord për muajin mars.

Pekcan theksoi se eksporti i vendit sipas Sistemit të Veçantë të Tregtisë është 15 miliardë e 488 milionë dollarë.

Ministrja turke e Tregtisë njoftoi se importi në muajin mars ka pësuar rënie prej 17,81 për qind duke arritur në shifrën 18 miliardë e 299 milionë dollarë.

Në llogaritjen e statistikave të tregtisë së jashtme përdoren dy metoda të ndryshme: Sistemi i Përgjithshëm i Preferencave dhe Sistemi i Veçantë i Tregtisë.

Llogaritjet e bazuara në sistemin e tregtisë së veçantë nuk përfshijnë zonat e lira dhe depot doganore.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit