Pence: Trump dhe Kim do të bisedojnë hapat konkrete të denuklearizimit

Mos i humb

Zv/presidenti i SHBA-ve, Mike Pence, bëri të ditur se në takimin mes presidentit ameikan, Donald Trump dhe liderit koreanoverior, Kim Jong-un, do të bisedohet për hapat konkrete të cilat do të çojnë drejt denuklearizimit.

Në një intervistë me “Fox News Sunday”, Pence ka folur për takimin e dytë Trump-Kim, në të cilin siç tha, do të bisedohet për hapat konkrete për denuklearizimin e gadishullit korean.

Ai bëri të ditur se presidenti amerikan është plot optimizëm për rrjedhën e bisedimeve.

“Presidenti beson se do të kemi sukses drejt arritjes së përparimit të dukshëm dhe vazhdimit të përpjekjeve”, tha Pence.

Koreja e Veriut ka intensifikuar bashkëpunimin diplomatik, për çka ka paralajmëruar takime me zyrtarë të Koresë së Jugut, SHBA-ve, Zvicrës dhe Japonisë.

Takimi midis presidentin amerikan, Donald Trump dhe liderin e Koresë së Veriut, Kim Jong-un, është planifikuar për në fund të shkurtit.

Ata për herë të parë u takuan më 12 qershor të vitit 2018 në Singapor, ku arritën një marrëveshje për denuklearizimin e gadishullit korean.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit