Ballina Shqipëria Pensionet nga Italia; Marrëveshja mungon ende

Pensionet nga Italia; Marrëveshja mungon ende

30
0

Ndonëse Shqipëria nuk ka një marrëveshje me Italinë për njohjen e kontributeve të emigranteve shqiptarë që prej vitesh kanë punuar atje e më pas janë kthyer. Disa prej tyre kane filluara t’i gëzojnë pensionit që marrin nga Italia.

Bashkimi është nga Kavaja dhe ka punuar 13 vite në Itali në bujqësi dhe prej 2103-s është kthyer në Shqipëri, por tanimë çdo muaj i vjen në Bankë pensioni nga shteti italian.

“Marr 327 euro çdo muaj nga Italia. Kam punuar 40 vite në Shqipëri e marr 140 mijë lekë. Ndërkohë në Itali marr mbi 300 euro”, tha Bashkim Nergollari.

Ndërsa zoti Fuga ka punuar saldator si në Shqipëri dhe Itali, ai i kishte humbur shpresat për ato vite pasi në shtetin fqinj u thonë se nuk përfitojnë pension përsa kohe nuk kanë marrëveshje dypalëshe.

“Na thanë hidhini letrat në kosh”, tregon Bashkim Fuga.

Sipas ligjit italian përfitohet pension vetëm kur ke 20 vite punë dhe kur jeton në Itali.

Por në fakt ka një zyre në Tiranë ku mund të drejtohen të gjithë shqiptarët e rikthyer në atdhe “Patronato Inas Cisl Albania”, e cila nëpërmjet një ligji specifik që ekziston në Itali ndihmon shqiptarët që kanë shkuara në Itali pas vitit 1996 për të përfituar nga kontributet e derdhura në shtetin fqinj.

“Duhet që të kenë shkuar pas vitit 96, të kenë mbi 5 vite pune dhe të jenë 67 vjeç”, thotë Beskida Aliaj .

Vetëm vitin e kaluar kanë përfituar 100 shtetas shqiptarë që janë rikthyer në atdhe.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here