“Për 6 vjet Shqipërinë e kanë braktisur 1.1 milionë shqiptarë”, Kryemadhi: Rama fajtor politik për situatën

44
0

Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi e ftuar në emisionin “Real Story” në “News 24” tha se për 6 vjet Shqipërinë e kanë lënë 1.1 milionë shqiptarë.

Kryemadhi theksoi se kjo vjen për shkak të politikave degraduese të Edi Ramës. Ajo shtoi se Rama është fajtor politik për situatën.

Monika Kryemadhi: Çfarë po bën Ministrja e Arsimit që nuk di se ku jeton. Çfarë pret nga ministri i Jashtëm që urdhëron me kushedi sa para. Çfarë mund të presësh nga ministri i Financave ku nuk sheh dot gjendjen e të ardhurave. Cila është përgjegjësia për këta njerëz.

Unë mund të kem 1000 të zezat për Fatmir Xhafajn, Ditmir Bushatin etj por ata janë transparentë. Ditmir Bushatin unë e kam çuar në PS. Nuk e mohoj, Ditmir Bushati është socialist. Por këta të tjerët nuk janë socialistë. Për 6 vjet ke mbi 1 milionë shqiptarë që kanë ikur. Problemi është që kush ka përgjegjësi këtu. Edi Rama është fajtor, se Rama tha a doli llogaritja atje në Dibër për shit-blerje votash.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here