Për “fajin” e kryeministrit “përplasen” ashpër Anita Haradinaj e Berat Buzhala

Mos i humb

Kritikat e Berat Buzhalës, për vendimet e kryeministrit Ramush Haradinaj, kanë nxitur reagimin e bashkëshortes së kryeministrit të Kosovës, Anita Haradinaj

Anita, përmes një postimi në facebook ka ironizuar me kritikat e Buzhalës, për Kryeministrin, sikur falja e borxheve në vlerë rreth 60 milionë euro për kompanitë ambalazhuese të ujit, derisa ka shkruar se ajo do t’i lutet Kryeministrit për t’i falur edhe Buzhalës diçka.

“Hajt Berat Buzhala se kena me lut edhe ty me t’fal dicka e nashta nalesh pak se je dhez dicka a thua se vetem ti pe don Kosoven…”, ka shkruar Anita Muçaj.

Por, ky nuk ishte sulmi i vetëm nga bashkëshortja e Haradinajt. Ditë më parë ajo ofendoi gazetarët, duke iu thënë se janë bërë sikur gazetarët e mediave serbe.

Por pas këtij shkrimi, ka ardhur edhe reagimi i Berat Buzhalës.

Anitë,

Ja bashkeshortja e pare e nje politikani te larte ne Kosove qe i ke dhane vetes mision qe nuk te takon, duke polemizuar me gazetaret. Meqe te njoh qe nje kohe te gjate, kete here po te keshilloj, e nuk po te pergjigjna:

– Nese deshiron me e mbrojte Qeverine e Kosoves, respektivisht Kryeministrin, atehere largoju nga RTK e shko puno ne Qeveri, qofte si keshilltare, qofte si zedhenese;

– Duke qene bashkeshortja e Kryeministrit, duke reaguar ne FB pas cdo paraqitje te gazetareve, do te arrishe efekt te kundert – ke me e dobesu poziten e Ramushit, e jo me e forcu.

– Ti nuk mundesh me me fale kurrgjo, sepse prona publike nuk eshte e jotja, sado qe per momentin te duket ashtu.

Heren tjeter pergjigjna ma gjate, edhe pse nuk kisha pase deshire, sepse ti zyrtarisht je vec nje kolege e imja, e jo pjese e ekzekutivit’, shkruan Berat Buzhala në Facebook./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit