Për një mjedis të pastërt, duhet angazhimi i të gjithëve

Mos i humb

Aktivizimi i shoqërisë për të mbrojtur mjedisin do të zgjidh problemin e ndotjes, tha drejtori i Organizatës “Let’s Do It Kosova”, Luan Hasanaj në punëtorinë “Politikat mjedisore dhe sfidat në zbatimin e tyre”.

Ai më tutje tha se puna në fushatën e fundit të Let’s Do It Kosova, ka bërë që Organizata Botërore të zgjedh Kosovën për organizimin e lëvizjes Let’s Do It World.

“Mjedisi ka qenë i lënë anash prej krejt shoqërisë jo vetëm prej institucioneve. Ajo çfarë është vlera më e madhe e gjithë kësaj është pikërisht mobilizimi gjithë akterëve për të trajtuar problematikën. Tani është krijuar një situatë e re, mirëpo kjo duhet ta rritë angazhimin e të gjithë atyre që janë dashamirës të mjedisit. Problemi i ndotjes së mjedisit do të zgjidhet vetëm atëherë kur shoqëria të aktivizohet që ta mbrojë mjedisin. Let’s Do It World kanë vendos që Kosova të jetë vendi i cili për dy vite të ardhshme do ta koordinoj lëvzjen Let’s Do It World”, tha Hasanaj.

Ndërsa, Valton Karaxhiu, koordinator i punëtorisë tha se problemi me të cilën përballen më së shumti është publiku dhe përfshirja e tyre në aktivitete të tilla.

“Brenga kryesore është çka të bëjmë në tutje. Na mungon një bashkëpunim me publikun. Duhet të  udhëheqim pjesëmarrjen e publikut dhe t’i bëjmë ata të kontribojnë”

Kurse, Leutrim Sahiti, këshilltar i ministrit të Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor bëri të ditur se nga tetori i vitit 2018 e deri më tani janë shqiptuar rreth 300 gjoba.

“Pas përfundimit të fushatës për pastrimin e Kosovës ne kemi një pamje tjetër të Kosovës. Ne si ministri kemi bërë plotësimndryshimin e udhëzimit administrativ për gjobat mandatore. Deri më tani që nga tetori kemi rreth 300 gjoba që janë inspektuar nga inspektoriati jonë qendror dhe nga komunat”, deklaroi Sahiti.

Sipas Sahitit, një nga problemet më të mëdha me të cilat përballen është plastika. Pas një marrëveshje të nënshkruar me GIZ, këshilltari i ministrit bëri të ditur se shumë shpejt do të aplikohet kthimi i shisheve.

“Një nga problemet më të mëdha që po ballafaqohemi është plastika. Shumë shpejt në Kosovë do të kemi kthimin e depozitave që do të thotë se do të aplikojmë kthimin e shisheve”, tha ai.

Për ofrimin e mbështetjes për gazetarët që merren në trajtimin e çështjeve të mjedisit, premtoi Vesa Bala nga Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës.

“Do të ofrojmë mbështetje për gazetarët që vendosin të merren ne çështje të tilla.. vazhdojmë me i mbështesë krejt iniciativat që kanë të bëjnë me mjedisin”, tha ajo.

Pjesë në punëtorinë e Let’s Do It Kosova, përveç  gazetarëve ishin edhe inspektorët komunalë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit