“Për shkak të aferave korruptive Netanyahu mund të shkojë në pension”

Mos i humb

Ish-ministri i Mbrojtjes së Izraelit, Avigdor Lieberman deklaroi se kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu mund të tërhiqet nga jeta politike nëse kundër tij ngritet aktakuzë për korrupsion para zgjedhjeve.

“Nëse ngritet aktakuzë kundër Netanyahut para zgjedhjeve të prillit, mundësitë e tij për formimin e një qeverie të re do të jenë zero”, ka thënë Lieberman për gazetën izraelite “Yedioth Ahronoth“.

Lieberman poashtu tha se nuk e përjashton mundësinë që Netanyahu të arrijë marrëveshje me gjykatën, sipas shembullit të mëparshëm që ka patur ish-presidenti izraelit, Ezer Weizman.

Prokuroria izraelite aktualisht është duke zhvilluar hetime kundër Netanyahut lidhur me tre afera të ndara korruptive.

Netanyahu ka mohuar të gjitha akuzat ndërsa kryeprokurori Avichai Mandelblit muajin e kaluar tha se ende nuk ka sjellë vendimin përfundimtar nëse aktakuzën kundër kryeminstrit ta ngritë para ose pas zgjedhjeve parlamentare të cilat do të mbahen më 9 prill në Izrael.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit