Për shkak të koronavirusit 50 shtetas turq kanë humbur jetën në 8 shtete

Mos i humb

Zv/ministri i Jashtëm i Turqisë, Yavuz Selim Kıran, njoftoi se deri më sot kanë humbur jetën 50 shtetas turq në 8 shtete për shkak të koronavirusit të ri (COVID-19).

Kıran, iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve, pas fjalimit të tij gjatë ceremonisë së inaugurimit të Qendrës së Koordinimit dhe Mbështetjes COVID-19 pranë Ministrisë së Jashtme.

“Fatkeqësisht rritet. Deri më sot, sipas informacioneve që i kemi marrë, për shkak të virusit kanë humbur jetën 50 shtetas tanë në 8 shtete të ndryshme”, tha ai në lidhje me shtetasit turq të vdekur për shkak COVID-19, duke shtuar se 151 të tjerë janë pozitiv me virusin.

Ai më tej tregoi se ministri i Jashtëm Mevlüt Çavuşoğlu interesohet personalisht me qytetarët që kanë nevojë për ndihmë.

Kıran gjithashtu shprehu ngushëllimet për shtetasit turq që kanë humbur jetën nga virusi qoftë jashtë ose brenda vendit.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit