Për sigurinë e gazetarëve, Gjykata me koordinator për rastet e medieve

Mos i humb

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës dhe Këshilli Gjyqësor janë dakorduar që Gjykata Themelore e Prishtinës të ketë një koordinator për rastet e gazetarëve dhe mediave.

Për këtë marrëveshje mes AGK dhe KGJK, ka njoftuar Nehat Idrizi, drejtues i Këshillit Gjyqësor të Kosovës.

Njoftimi i plotë i tij:

Kryesuesi i KGjK, Z.Nehat Idrizi, sot ka pritur në takim përfaqësuesit nga Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës – AGK z.Petrit Çollaku, hulumtues dhe z.Ardian Nikolla, gazetar.

Në këtë takim u bisedua për mundësinë e rritjes së bashkëpunimit në me KGjK-së dhe AGK-së. Po ashtu është biseduar për sigurinë e gazetarëve, rritjen e efikasitetit të zgjedhjes së lëndëve gjyqësore të mediave.

Ishte kërkesë e përfaqësuesve të AGK-së, mundësia e zgjedhjes së një koordinatori në Gjykatën Themelore të Prishtinës i cili do të krijonte një data bazë për rastet e gazetarëve të cilat janë shqyrtuar dhe presin të shqyrtohen nga ana e Gjykatës.

Lidhur me kërkesën e tyre, kryesuesi Idrizi shprehu gatishmëri për t’i mbështetur përfaqësuesit e AGK-së, në bashkëpunim me Gjykatën Themelore dhe siguroi gazetarët, se aq sa i lejon ligji në fuqi, do t’i mbështesë dhe do të bashkëpunojë me të gjitha mediat pa dallime, sepse duke pranuar kritikat ne rrisim vlerat etike dhe profesionale./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit