“Për zhvillim të bashkëpunimit ekonomik mes BeH-së dhe Kosovës nevojitet qarkullimi i lirë”

Mos i humb

 

Fqinjët kurrsesi të heqin dorë nga disa ambicje politike ndaj Bosnje e Hercegovinës (BeH), ndërsa kjo pikërisht reflektohet edhe në shkëmbimet e jashtme tregtare dhe mbi të gjitha në bashkëpunimin tregtarë në mes BeH-së dhe fqinjëve të saj, tha sot në një intervistë për Anadolu Agency (AA) Shemsudin Mehmedoviç, kryetari i Komisionit për Tregti të Jashtme dhe Dogana të Dhomës së Përfaqësuesve të Asamblesë Parlamentare të BeH-së.

“Këtu si qërshia mbi tortë vijnë në shprehje marrëdhëniet me Kosovën. Kjo më së shumti për shkak se regjimi i vizave është bërë aq i ashpër ku qytetarët e BeH-së nuk kanë kurrfarë gjasash apo shumë vështirë marrin vizat për Kosovë. Ndërkaq, për zhvillimin e aktiviteteve tregtare në mes BeH-së dhe Kosovës nevojitet qarkullimi i lirë”, ishte decid Mehmedoviç.

Ai potencoi se në të njejtën kohë Serbia me Kosovën ka regjim pa viza, dhe se madje mund të lëvizin me dokumente personale dhe me këtë të zhvillojnë aktivitete tregtare.

“Këtu më duket së më shumë vjen në shprehje lufta ekonomike kundër BeH-së se sa që janë lidhjet emotive në mes Serbisë dhe Kosovës. Mu për këtë pengohet bashkëpunimi dhe aktivitetet tregtare mes BeH-së dhe Kosovës, e cila tradicionalisht ka qenë në një nivel të lartë, posaçërisht për sa i përket prodhimit në sektorin elektoenergjetik dhe mirëmbajtjen dhe servisimin e impianteve. Tani, derisa serviserët e BeH-së të marrin vizat, puna përfundon, pasi që qytetarët e Kosovës nuk mund të presin disa muaj të mbeten pa energji elektrike. Me këtë, pra në këtë mënyrë ulen mundësitë e BeH-së që të ushtrojë aktivitete tregtare, jo vetëm në sektorin e elektroenergjisë, por edhe në ndërtimin e rrugëve, industrinë kimike…Mendoj se Serbia në këtë rast sillet si njerkë ndaj BeH-së. Për fat të keq, këto satelit politk në BeH bëjnë çmos për t’i shkuar për shtati Serbisë, dhe në dëm të BeH-së në të cilën jetojnë dhe ku me rregull marrin paga të larta enorme”, konstaton Mehmedoviç.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit