Përfitimet shëndetësore nga uji me limon dhe spec të kuq

Mos i humb

Arsyet pse duhet të konsumojmë ujë me limon dhe me spec të kuq Ishte një periudhë kur konsumimi i ujit me limon dhe spec të kuq konsiderohej si pija më e mirë për të humbur peshë e njëkohësisht për t’u detoksifikuar.

Nëse do ta konsumoje për rreth 10 ditë, atëherë do të kishe shumë përfitime, disa prej të cilave po i rendisim më poshtë.

Rrit imunitetin Limonët janë të mbushur me vitaminë C, e cila është një “rritëse” e mirë e imunitetit. Speci i kuq përmban në vetvete “capsaicin”, një tjetër “rritëse” imuniteti. Një studim i vitit 1998 tregon se konsumi i “capsaicin”-ës tek minjtë u rriste atyre imunitetin më shuëm se çdo lëndë tjetër ushqyese.
Lufton kancerin Më sipër ju përmendëm disa efekte afatshkurtëra të këtij kombinimi, por uji me limon dhe me speca të kuq ka edhe një përdorim me efekt afatgjatë. Një studim i vitit 1998 tregon se “capsaicin” tek specat ka rreth 22 veti anti-kancer. Madje, këto studime tregojnë se ky lloj speci redukton rrezikun e kancerit të mushkërive.
Përmirëson presionin e gjakut Speci i kuq është një stimulues natyral për sistemin e qarkullimit të gjakut. Kjo do të thotë se redukton presionin e gjakut dhe madje mund të kontrollojë problemet e zemrës për të reduktuar më pas rreziqe të tilla si sëmundjet apo atakët kardiakë. Speci i kuq, gjithashtu, forcon enët tuaja të gjakut, duke bërë të mundur kështu, rrjedhjen e lirë të gjakut dhe duke mbajtur nivelin e kolesterolit në parametra të ulët./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit