“Përforcimi i transparencës dhe llogaridhënies është parimore në luftimin e korrupsionit”

Mos i humb

“Përforcimi i transparencës dhe llogaridhënies është parimore për çështjen e luftimin të korrupsionit”, kështu është shprehur, Shefja e Zyrës së Bashkimit Europian në Kosovë, Nataliya Apostolova, në hapjen e fushatës “Java Kundër Korrupsionit” në Kosovë.

“Lufta kundër korrupsionit mbetet fenomen i thellë në shumë fusha dhe minon sundimin e ligjit, ekonominë, shëndetësinë e fusha tjera. Për BE-në, lufta kundër korrupsionit mbetet prioritet. Ne kemi kërkuar nga Kosova që lufta kundër korrupsionit të jetë prioritet nga zyrtarët, përmes MSA-së, përmes liberalizimit të vizave”, u shpreh Apostolova. Sipas saj veprimet e sundimit të ligjit janë vetëm një pjesë, sepse luftimi ka të bëjë me një qeverisje dhe me një reformë administrative.

“Sot po e fillojmë javën kundër korrupsionit duhet të dimë se luftimi i korrupsionit duhet angazhim në çdo ditë të vitit. Një aksion i përbashkët do të sjell një të ardhme më të mirë për qytetarët”, tha ajo./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit