Përfundojnë evakuimet reciproke në Siri

Mos i humb

Kanë përfunduar evakuimet nga qytezat Fua dhe Kifarya në perëndim të Idlibit në Siri, nën rrethimin e grupeve të armatosur kundër regjimit dhe grupeve opozitare.

Sipas informacioneve të marra nga burimet lokale, 900 persona mbështetës të regjimit të Asadit dje në orët e vona të natës janë evakuuar nga qytezat Fua dhe Kifarya me popullatë shiite për në rajonet e regjimit ndërsa 250 persona të arrestuar nga forcat e regjimit kanë kaluar në rajonet opozitare. Me këtë kanë përfunduar evakuimet reciproke.

Në kuadër të evakuimeve që nisën më 19 korrik, nga këto dy qyteza në dy faza janë evakuuar gjithsej 6.900 persona në rajonet e regjimit ndërsa edhe forcat e regjimit kanë liruar dhe kanë dërguar në Idlib 1.505 persona.

Me përfundimin e evakuimeve u zbrazën qytezat Fua dhe Kifarya të cilat për më shumë se 3 vite janë nën rrethimin e opozitarëve dhe grupeve ushtarake kundër regjimit.

Edhe më parë janë realizuar evakuimet nga qytezat në fjalë. Në këmbim të kësaj ishin liruar një numër i madh i të arrestuarve në burgjet e regjimit dhe në rajonet e Madayas, Zabadanit dhe Yarmoukit.

Fua dhe Kifarya ishin nën kontrollin e militantëve pranë Hezbollahut dhe Rojeve Revolucionare të Iranit. Edhe pse qytezat ishin nën rrethim për më shumë se 3 vite, regjimi dërgonte ndihma humanitare dhe ushtarake në këto qyteza nga ajri. Nevojat e popullatës janë përmbushur në këtë mënyrë./Rtv Islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit