Përfundon kriza e pengjeve në Ukrainë

Mos i humb

Janë liruar gjashtë personat e fundit që ishin mbajtur peng në postën në Kharkov të Ukrainës, pas një krize pengjesh e cila ndodhi mbrëmë.

Presidenti ukrainas Petro Poroshenko në rrjetin social konfirmoi operacionin e njësisë speciale dhe se është kapur personi që mbante pengjet në postë. Të gjitha pengjet u shpëtuan pa lëndime.

Shefi i policisë ukrainase, Sergej Knyazev deklaroi se pengjet nuk kanë pësuar asgjë dhe se të gjithë u shpëtuan.

Nuk është zbuluar identiteti i personave të dyshuar, kurse në vijim janë hetimet rreth rastit. Një person mbrëmë mori peng 11 persona në Kharkov të Ukrainës. Pas një kohe të shkurtë u shpëtuan pesë persona, gra dhe fëmijë./Rtv Islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit