Përfundon mandati i ambasadores turke në Kosovë

Mos i humb

Ambasadorja turke në Kosovë, Kivilcim Kiliç, po largohet nga shërbimi pas përfundimit të mandatit.

Këtë e konfirmoi edhe këshilltari i ambasadores, Barış Goriça. Ai ka treguar se ambasadorja ka mbajtur një takim lamtumirës me miqët dhe bashkëpunëtorët e saj.

“Ambasadorja largohet pasi e ka përfunduar mandatin, në ndejën e pavarësisë me 28 nëntor e ka bërë lajmërimin për largimin dhe për këtë arsye ka mbajtur takimin lamtumirës me miq dhe bashkëpuntorë të saj, por do të ketë edhe takime tjera”, ka thënë Goriça, për Klan Kosovën.

Goriça i pyetur për gjendjen shëndetësore pas aksidentit të Kiliç tha “Gjendja e saj pas aksidentit është e mirë”.

Kujtojmë se në muajin nëntor eskorta e Kiliç u përfshi në një aksident, ku humbën jetën tre persona dhe ambasadorja u lëndua rëndë.

Kujtojmë disa muaj m parë ambasadorja Kiliç ka pësuar një aksident sa ishte në eskordën e saj me ç’rast kishte pësuar edhe lëndime trupore të cilës për shërim i ka nevojitur që të udhëtojë për në Turqi./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit