Përfundon restaurimi i një prej xhamiave më të mëdha në Shqipëri, Xhamia “Ebu Bekër” Pogradec

Mos i humb

 

Ka përfunduar restaurimi i një prej xhamiave më të mëdha në Shqipëri, xhamisë “Ebu Bekër” të qytetit të Pogradecit.

Dita e xhuma ishte edhe momenti që u konsiderua nga besimtarët myslimanë si një inagurim i saj. Besimtarët myslimane të qytetit gjetën ditën e xhuma një faltore krejt ndryshe nga ajo e dikurshmja. Lutjet dhe duatë për këtë xhami nuk ndaheshin nga gjuhët e myslimaneve këtë dite xhumaje. E vecanta ishte se xhamia përfundoi në mesin e muajit të shenjtë të Ramazanit.

Xhamia Ebu Bekër që ndodhet në qendër të qytetit të Pogradecit është xhamia më e madhe në juglindje të vendit. Pogradeci ka dy xhami brenda qytetit, xhaminë Bilal në lagjen Gorricë, e cila aktualisht ndodhet në gjendjen e rindërtimit nga themelet dhe xhaminë Ebu Bekër që ndodhet në qendër të qytetit turistik.

Xhamia Ebu Bekër e drejtuar nga Imam Edisoni është ngritur në vendin ku dikur qëndronte xhamia e vjetër të cilën regjimi komunist e shkatërroi plotësisht në vitin 1967.

Xhamia e vjetër është përmendur edhe në shkrimet Evlia Çelebiut, eksploratorit osman që udhëtoi në territoret e Perandorisë Osmane përgjatë dyzet viteve duke i radhitur udhëpërshkrimet e tij në një libër të titulluar Sejahatname (Libri i Udhëtimeve).

Restaurimi i xhamisë së madhe u realizua i gjithi nga besimtarët myslimanë të qytetit të Pogradecit./Gazeta Impakt/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit