Përfundon takimi i Komitetit Ushtarak të NATO-s

Mos i humb

Përfundon takimi i 178-të i Komitetit Ushtarak të NATO-s, i cili bashkoi krerët e shtabeve të përgjithshme të shteteve anëtare të NATO-s në Bruksel.

Pas takimit dyditor, kryetari i Komitetit Ushtarak të NATO-s, gjenerali Petr Pavel, komandanti i forcave të SHA-ve për Evropën, gjenerali Curtis M. Scaparrotti dhe komandanti i Transformimit të Aleancës së Lartë të NATO-s, gjenerali Denis Mercier mbajtën një konferencë të përbashkët për shtyp.

Pavel vuri në dukje se takimi ka siguruar që shefat e shtabeve të shprehnin mendime dhe sugjerime mbi tema të ndryshme. Pasi ka vënë në dukje se shefat e shtabeve të përgjithshëm në këtë takim janë takuan me partnerët e NATO-s, Pavel ka bërë të ditur se drejtuesit e ushtrive të vendeve anëtare të NATO-s kanë biseduar gjithashtu edhe për çështjen e prioriteteve ushtarake dhe politike të Aleancës, tema të cilat i kanë diskutuar edhe me sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg.

Duke vënë theksin se në takim një prej çështjeve që është folur ka qenë edhe situata e sigurisë në jug të Evropës, Pavel tha se “Kjo situatë përbën një prej sprovave më të rëndësishme që NATO po përballet dhe se kjo ndikon të gjitha vendet në botë”.

Situata aktuale në Afganistan është një çështje tjetër e diskutuar, ka njoftuar Pavel, duke shtuar se në këtë kuadër aleatët e NATO-s e kanë mirëpritur zhvillimin dhe suksesin që kanë arritur forcat lokale të Afganistanit. Pavel vuri në dukje se shefat e shtabeve theksuan se samitet e NATO-s në Uells dhe Varshavë dhe vendimet e marra në Samitin e kryetarëve të shteteve dhe qeverive të NATO-s më 25 maj duhet të zbatohen.

“Rusia u shfaq sërish si një kundërshtar strategjik”

Komandanti i Forcave të Bashkuara të Amerikës për Evropën, gjenerali Curtis M. Scaparrotti, theksoi se situata strategjike e sigurisë me të cilin NATO përballet ka ndryshuar. “Rishfaqja e Rusisë si një kundërshtar strategjik, riformëson situatën tonë të sigurisë kundër terrorizmit dhe destabilitetit në Afrikë dhe Lindjen e Mesme”, është shprehur Scaparroti.

“Bashkimi strategjik na bën të fortë”, tha Scaparroti, duke vënë theksin se struktura e komandës së NATO-s duhet të jetë fleksibile, rezistente dhe e aftë për t’u aktivizuar shpejt kur është e nevojshme.

Marrëdhëniet Pakistan-SHBA

Mbi marrëdhëniet midis Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Pakistanit dhe efektin e kësaj situate në operacionet e NATO-s në Afganistan, Pavel, tha: “Ftoj të gjithë aktorët rajonalë që të punojnë së bashku në një mënyrë që do të kontribuojnë për sigurinë dhe stabilitetin e Afganistanit”. Pakistani po ndërmerr hapa për të gjetur një zgjidhje për terrorizmin, përveç kësaj, ende ka gjëra për t’u bërë dhe se NATO-ja poashtu është e ngarkuar me këtë detyrë, tha ndër të tjera Pavel.

Lufta kundër DEASH-it

Në lidhje me luftën kundër DEASH Pavel tha: “Mund të themi se DEASH është i mundur fizikisht, por kjo nuk do të thotë se ai është mposhtur në mënyrë ideologjike. Iraku do të ketë nevojë për mbështetje në këtë çështje”.

Duke deklaruar se NATO do të vazhdojë të mbështesë Irakun, Pavel vuri në dukje se kjo çështje do të diskutohet në Takimin e Ministrave të Mbrojtjes të NATO-s që do të zhvillohet muajin e ardhshëm./Rtv islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit