Perimet u shtrenjtuan. Shkak, dëmet nga moti dhe monopoli në treg

Mos i humb

Këtë dimer tregu ka hasur vështirësi për t’u furnizuar me prodhime vendase të stinës. Për shkak të humbjeve që pësuan vitin e kaluar, fermerët reduktuan sipërfaqet për kultivimin e preshit, qepës, patates etj.

Mungesa e prodhimit çoi në rritjen e çmimeve që për disa perime dhe zarzavate të dimrit ishin 2-3 herë më të lartë se vitin e kaluar. Një kilogram qepë ose presh u shit nga 100-130 lekë për kilogram, nga 30-50 lekë për kilogram vitin e kaluar.

Në qytetin e Tiranës, fruta-perimet kushtojnë më shtrentë sesa në qytetet e tjera të Shqipërisë sepse administratorët e Tregut Agro-ushqimor abuzojnë me tregtarët e shumicës duke vendosur çmime të larta për qiranë, energjinë elektrike dhe ujit. Një gjë e tillë ndikon në rritjen e çmimit të këtyre produkteve.

Çmimet e perimeve dhe të zarzavateve në muajin janar shënuan rritjen më të madhe që nga viti 2010. INSTAT raportoi se çmimet në grupin “zarzavate, përshfi patatet” u rriten me 36.6 për qind, duke shënuar nivelin më të lartë që nga maji i vitit 2010

“Shumë shtrenjtë është. Qepa vjet ishte 70 lekë, sot 100-130. Ne i marrim shtrenjtë te shumica. Nuk kemi bukë për të ngrenë, jo më të blejmë kështu perime, këtë vit më shtrenjtë është”, thonë qytetarët.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit