Përkrahësit e PYD/PKK sulmojnë udhëtarët turq në Gjermani

Mos i humb

Në aeroportin Hannover-Langenhagen në Gjermani, mbështetësit e organizatës terroriste PYD/PKK të cilët kanë zhvilluar një protestë të paautorizuar sulmuan udhëtarët turq.

Në faqet e internetit të disa gazetave gjermane janë publikuar pamjet ku mbështetësit e organizatës terroriste kanë sulmuar udhëtarët turq me shkopinj të parullave dhe copave që mbanin në duar në aeroportin Hannover-Langenhagen.

Në një deklaratë të publikuar nga policia e Hannoverit thuhet se policët kanë ndërhyrë me gaz lotsjellës për të ndarë palët në ngjarjet e ndodhura në aeroport.

Gjithashtu në deklaratën e policisë bëhet e ditur se 2 persona janë plagosur lehtë në protestën e zhvilluar kundër një kompanie ajrore turke në aeroport, protestë kjo e zhvilluar pa leje nga policia.

Ndërkohë theksohet se ndaj disa personave është nisur hetim për shkak të plagosjeve në ngjarje dhe dëmtimit të pronës.

Në lajmin e gazetës Hannoversche Allgemeine Zeitung është theksuar se rreth 180 persona në pjesën “Terminal B” të aeroportit janë përfshirë në grindje, ku si pasojë nisja e avionit i cili do të udhëtonte drejt Stambollit është vonuar më shumë se gjysmë ore.

Gjithashtu rikujtohet se përkrahësit e organizatës terroriste PYD/PKK edhe një natë më parë kryen sulme ndaj dy xhamive në Gjermani./Rtv islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit