Përkujtohen figurat e Lëvizjes Kombëtare për çlirimin e Kosovës

Mos i humb

Me rastin e 20-vjetorit të rënies së heronjve, Bahri Fazliu dhe Agron Rrahmani në akademinë përkujtimore, Presidenti i vendit Hashim Thaçi,  ka deklaruar se Bahri Fazliu dhe Agron Rrahmani mbeten figurat më të ndritura të Lëvizjes Kombëtare për çlirimin e Kosovës.

“Kjo luftë ka parahistorinë dhe historinë e vet ku shërbyen është Bahriu dhe Agroni edhe të gjithë bashkëveprimtaret. Ka qenë nderë i veçantë qe Bahri Fazliun e kam njohur në fund të vitit 1989, pak dite pas rënies se vëllait të tij, Tahirit. Çdo here kur kujtojmë persona si Bahriu dhe Agroni kemi ndërmend rezistencën e gjatë që solli lirinë dhe pavarësinë e vendit”, tha Thaçi.

Kreu i vendit theksoi se lëvizja popullore për Republikën e Kosovës ishte organizimi i vetëm politik i shqiptarëve në ish-jugosllavi, që i rezistonte pushtimit te komunistëve Jugosllavë.

“Liria dhe çlirimi nuk erdhi rastësisht. Atë kohë lëvizja popullore për Republikën e Kosovës ishte organizimi i vetëm politik i shqiptarëve ish jugosllavi që rezistonte pushtimit te komunistëve jugosllavë. Bahriu ishte i ri inteligjent i cili jetonte me lëvizjen. Ishte i lidhur dhe jetonte me librin dhe luftën çlirimtare. Në fund të viteve 90-ta organizimi ilegal u dobësua”, tha presidenti Thaçi.

Nuk mjaftuan demonstrata për të fituar lirinë, kështu u shpreh Kryetari i Shoqatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati, ku sipas tij Bahriu e Agroni dolën ne ilegalitet të thellë  për të përgatitur luftë të armatosur.

“Nuk mjaftojnë vetëm demonstratat për të fituar lirinë sepse kishim një pushtues të egër të cilit duhej t’i përgjigjeshim me grykën e pushkës. Bahriu e Agroni dolën ne ilegalitet të thellë  për të përgatitur luftë të armatosur. Nuk mund të kujtojmë asnjë datë historike që lidhet me luftën, pa kontributin e madh të heronjve Bahri Fazliu dhe Agron Rrahmani”, u shpreh Gucati duke shtuar se lakmia e jetës dhe politikës bën që në raste të caktuara të harrohet ideali i lirisë së atdheut, ku rënia e tyre është pjesë e këtij ideali.

“Dhimbja dhe mungesa që na krijuan me rënie e tyre duhej te zëvendësohej me ideali e tyre. Lakmia e jetës dhe politikës bën që në raste të caktuara të harrojmë idealin e lirisë së atdheut, por rënia e tyre është pjesë e këtij ideali i cili ende nuk është. Dëshmoret kane një atdhe, na mu gojën vetëm fizikisht, me rënien e tyre kanë shkuar në përjetësi”, ka thënë Gucati.

Majlinda Fazliu, përfaqësuesja e familjeve Fazliu dhe Rrahmani, tha se nuk ka pasur fatin t’i njohë dy heronjtë, por veprat e tyre i përcjellin kudo.

Përshëndetjen time po e mbylli me një thënie të tyre të shkruar më 1994 kushtuar dëshmorëve,

‘Të qëndrosh në një epokë është e zakonshme, të qëndrosh përballë një epoke është epokale’”.

Në akademi është shfaqur premiera e dokumentarit “Një rrëfim për dy heronj” për Bahri Fazliun dhe Agron Rrahmanin, i cili është realizuar nga Kushtrim Sheremeti me mbështetjen e presidentit Thaçi dhe kryeministrit Haradinaj.

Më 7 maj të vitit 1998 në vendin e quajtur Bogiqe të Malit të Zi ka rënë heroikisht Bahri Fazliu. Ai ishte anëtar i LKÇK-së dhe pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Ndërsa Agron Rrahmani kq rënë gjatë luftimeve të zhvilluara kundër policisë së armikut në mëngjesin e 12 majit të vitit 1998 në Lagjen e Muhagjerëve në Prishtinë./KosovaPost/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit