Përleshje e përgjakshme mes emigrantëve në Bosnje, dy të vdekur dhe dhjetë të plagosur rëndë

Mos i humb

Dy persona u vranë, dhjetë u plagosën rëndë dhe tetë më lehtë në përleshjet midis migrantëve në vendbanimin Zhegar në Bihaç, në veriperëndim të Bosnje dhe Hercegovinës.

Lajmin e konfirmoi për Shërbimin e Ballkanit të Radios Evropa e Lirë Alle Shildediç, zëdhënës i policisë në kantonin Una-Sana. Incidenti ndodhi mbrëmjen e së mërkurës.

“Bëhet fjalë për pakistanezë, që thuhet se i kanë sulmuar afganët. Plagët janë shkaktuar me armë të ftohta”, tha Shildediç.

Sipas tij, hetimet janë në vazhdim e sipër.

Vlerësohet se aktualisht në Bosnje dhe Hercegovinë ndodhen rreth 8,500 migrantë dhe refugjatë. Rreth 6000 prej tyre janë vendosur në shtatë qendra pranimi.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit