Përmbyten rrugët në veri. Kukës e Bulqizë, vështirësi në kalim

Mos i humb

Aksi nacional Qafa e Buallit-Shupenzë, në vendin e quajtur Vajkal në Bulqize u përmbyt këtë të dielë.

Shkak janë bërë reshjet e shumta të shiut, por edhe shkrirja e dëborës. Në rrugë pati rrëshqitje të dherave dhe gurëve, ndërsa u bllokua lëvizja e automjeteve drejt Tiranës dhe Peshkopisë, por edhe rrugët që lidhin qytetin e ri dhe qytetin e vjetër.

Probleme u shfaqën edhe në Qarkun e Kukësit. Lëvizja është e vështirë në territorin malor, ku në rrugën që lidh fshatin Lojmë me aksin Kukës-Shishtavec , banorët duhet të ndërrojnë mjetet për të hyrë dhe dalë nga fshati.

Rrëshqitje masive të dherave dhe gurëve ka patur edhe në rrugen Kukës-Shishtavec .

Rruga e Kombit funksionon normalisht . Ka patur mungesë të energjisë elektrike në Njësitë Administrative Tropojë e Vjetër dhe Lekbibaj, ndërsa grupet e punës së OSHEE janë në terren dhe po punojnë për riparimin e defekteve.

Shkrirja e borës dhe reshjet e shiut kanë rritur prurjet e lumenjëve, e për pasojë është rritur edhe niveli i Liqenit të Fierzës, ku kuota është afër maksimales.

Top Channel

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit