Përmbytje ‘apokaliptike’ në Japoni, 14 viktima dhe dhjetra të zhdukur

Mos i humb

14 viktima, dhjetra të zhdukur dhe mbi 75 mijë njerëz të evakuara.

Është ky bilanci i përmbytjeve, shkaktuar nga rreshjet e dendura që kanë përfshirë rajonet e Kumamoto dhe Kagoshima në Japoni.

Sipas agjencisë së lajmeve ‘Press’, vdekjet kanë ndodhur të gjitha në një shtëpi strehimore të moshuarish në qytetin e Kuma, e cila u përmbyt pas daljes së një lumi nga shtrati.

Shumica e rrugëve dhe autostradave janë përmbytur, teksa edhe është ndërprerë shërbimi në transportin hekurudhorë

Rreth 8000 shtëpi janë pa energji elektrike ndërsa qeveria ka dërguar në zonat e përmbytura rreth 10,000 trupa të forcave të armatosura për të ndihmuar operacionet e shpëtim kërkimit.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit