Përmbytjet në Indonezi, humbin jetën të paktën 16 persona

Mos i humb

Si pasojë e përmbytjeve të shkaktuara nga reshjet e dendura që kanë përfshirë Sulawesi-n Jugor në Indonezi, kanë humbur jetën të paktën 16 persona.

Zyrtarët theksojnë se janë duke kërkuar edhe 23 persona të tjerë që janë zhdukur gjatë përmbytjeve, ndërsa 10 persona janë lënduar.

Më tej, theksohet se përmbytjet kanë prekur më shumë se 4 mijë persona dhe se në rrjedhë është aksioni i kërkim-shpëtimit.

Gjatë motit të ligë që në fillim të vitit goditi disa qytete indoneziane, përfshirë edhe Xhakartën, e që solli deri te përmbytjet dhe rrëshqitja e dheut, ku humbën jetën më shumë se 60 persona.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit