Përmbytjet në Obot, KESH: Situata po përmirësohet, mbyllim portat

Mos i humb

Ndërsa situata në Obot të Shkodrës prej disa ditësh nuk po njeh përmirësim për shkak të reshjeve të dendura të shiut, Korporata Elektroenergjetike Shqiptare njofton se në 23:00 të së premtes do të mbyllë portat e shkarkimit në Kaskadën e Drinit.

Përmes një njoftimi për shtyp, Korporata Elektroenergjetike Shqiptare informon se situata hidroenergjitike ne kaskadën e Drinit po përmiresohet dhe prurjet natyrale ne ora 17:00 rezultojnë në 116O m3/sek.

Duke parë tendencën në rënie të prurjeve natyrale, parashikimet meteorologjike për ditët në vijim dhe me qellim dhënien e kontributit të saj në lehtësimin e aspekteve operacionale të shtabit të emergjencave civile të Qarkut të Shkodrës, KESH njofton se e gjykon të mundshme që sonte në ora 23:00 të reduktojë më tej shkarkimet, duke mbyllur plotësisht portat e shkarkimit dhe përpunuar prurjet përmes ngarkimit maksimal të mundshëm të turbinave për prodhim energjie./Top Channel/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit