Përmes ekspozitës “Shpresa Jonë” rikujtohen ngjarjet e 18 viteve të fundit

Mos i humb

Në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, është hapur ekspozita “Shpresa Jonë” kushtuar Ditës së Çlirimit të Prishtinës dhe hyrjes së KFOR-it në Kosovë.

Organizatori Burim Krasniqi u shpreh se kjo ekspozitë i kushtohet gjeneratave të reja në mënyrë që përmes këtyre fotografive të shohin ngjarjet me nostalgji se ku kanë qenë në atë kohë dhe të mësojnë më shumë për të kaluarën e vendit të tyre.

“Sot është një ekspozitë kushtuar Ditës së Çlirimit të Prishtinës. Janë në pyetje 18 vite kujtime, 19 vite jetë, shpëtim, liri dhe prandaj ekspozita titullohet “Shpresa Jonë” dhe kemi dashur të bëjmë një ekspozitë për të kujtuar kohën para 19 viteve, sidomos për gjeneratat e reja, pasi që ata nuk kanë qenë dhe nuk kanë arritur në këtë kohë dhe tani besoj që përmes këtyre fotografive do të shohin këtë ngjarje nostalgji se ku kanë qenë në atë kohë”, tha Krasniqi.

Ndërkaq Drejtori ekzekutiv i Unionit të Bizneseve Shqiptare në Gjermani, Bekim Brestovci, tha se ky union është në mbështjetje të kësaj inciative dhe që do të vazhdoj të jetë edhe më tutje, ku gjithashtu ai tha se jemi shumë falenderues ndaj forcave të NATO-së.

“Mendoj që është një iniciativë shumë e qëlluar dhe ne gjithnjë duhet të jemi falënderues për të gjithë ata që kanë kontribuar për lirinë e vendit, duke filluar nga të gjithë veprimtarëve që kanë qenë edhe para luftës aktivë në këtë çështje dhe sidomos pastaj forcat tona të UÇK-së, por njëkohësisht duhet të jemi falënderues edhe forcave të NATO-s dhe gjitha forcave tjera që kanë qenë përkrahës dhe të involvuar drejtpërdrejt në sjelljen e lirisë së Kosovës. Ka qenë iniciativë që ne e kemi mbështetë edhe moralisht, edhe materialisht”, u shpreh Brestovci./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit