“Përpjekjet paqësore në Siri janë të paarritshme nëse terroristëve u jepet liri”

Mos i humb

Ministri i Punëve teë Jashtme të Turqisë, Mevlut Çavusoglu, tha se përpjekjet paqësore në Siri do të mbeten të pakapshme nëse organizatave terroriste u jepet liri veprimi dhe armë.

Në artikullin “Kështu duhet sjell paqen në Siri”, shkruar për revistën ndërkombëtare Newseek, Çavusoglu thekson se mbështetja e SHBA-ve për organizatën terroriste PKK/PYD/YPG nuk rrezikon vetëm sigurinë e Turqisë, por edhe atë të Sirisë.

PKK/PYD dhe krahu i saj ushtarak YPG janë degë siriane të organizatës terroriste PKK, që ka zhvilluar luftë kundër Turqisë për më shumë se 30 vjet.

“Vizioni për një Siri politikisht të bashkuar dhe territorialisht të integruar do të jetë i pakapshëm nëse organizatave terroriste separatiste u jepet liri veprimi dhe armë për t’i avancuar qëllimet e tyre”, ka thënë shefi i diplomacisë turke.

Duke përsëritur se lufta kundër terrorizmit nuk mund të jetë e suksesshme duke përdorur një organizatë terroriste kundër një tjetre, Çavusoglu është shprehur: “Është ide themelore e NATO-s që siguria e një aleati është prioritet mbi fitimet taktike afatshkurtra që vetëm ndihmojnë në krijimin e një cikli vicioz të dhunës”.

Çavusoglu tha gjithashtu se procesi i Gjenevës duhet të “ringjallet”.

“Pranimi vetëm verbal i këtyre bisedimeve si platformë thelbësore në procesin politik nuk na çon askund. Bashkësia ndërkombëtare duhet të bëjë më të mirën në vlerësimin e të gjitha mjeteve që ka në dispozicion”, ka vënë në dukje Çavusoglu.

Duke diskutuar samitin presidencial në qytetin e Soçit të Rusisë të nëntorit të kaluar, ai tha se presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan kishte përcaktuar dy kushte për kongresin e ardhshëm të Soçit në janar.

Sipas tij, ato përfshijnë “një lidhje të qartë dhe të fortë me procesin e Gjenevës të ndërmjetësuar nga OKB” dhe “një refuzim të qartë të cilitdo që është i lidhur me organizatat terroriste, duke përfshirë PYD/YPG-në”.

Soçi është vendi i caktuar i Kongresit të Dialogut Kombëtar Sirian, i cili do të mbahet më 29-30 Janar, me pjesëmarrjen e afro një mijë e 700 personave.

Çavusoglu e quajti konfliktin sirian si “krizën më të rëndë humanitare që nga Lufta e Dytë Botërore”, e cila, sipas tij, ka çuar në “shfaqjen e një kërcënimi global”.

Ai thotë se Turqia ka pësuar më së shumti nga organizatat terroriste si DEASH, Nusra dhe PKK/PYD/YPG.

Ministri i jashtëm turk, më tej shton se Ushtria e Lirë Siriane e mbështetur nga Turqia ka pastruar një territor sirian prej dy mijë e 15 kilometrash nga DEASH-i dhe ka eliminuar dy mijë e 647 terroristë.

“Turqia ka shpenzuar 30 miliardë dollarë për të plotësuar nevojat e 3,4 milionë sirianëve që kërkuan strehim në fqinjin e tyre verior. Qasja e lirë në kujdesin mjekësor, arsim, si dhe e drejta për t’iu bashkangjitur fuqisë punëtore janë mundësuar për mysafirët tanë sirianë për t’u ndihmuar atyre të integrohen më mirë në shoqërinë e tyre pritëse”, thekson Çavusoglu.

“Pothuajse 70 mijë sirianë janë kthyer nga Turqia në zonat e çliruara”, ka thënë Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlut Çavusoglu./Rtv islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit