Përplasja SHBA-Kinë, s’ka datë për bisedime për tarifat e reja doganore

Mos i humb

Përplasja Kina-SHBA po bëhet gjithmonë e më e qartë. Vizita e numrit dy të qeverisë kineze në Uashington për të diskutuar mbi konfliktin tregtar, u anulua.

Shkak i ngrirjes së bisedimeve nga ana e Kinës janë tarifat e reja doganore ndëshkuese të SHBA-së. Wall Street Journal thotë se përveç vizitës së Liu He, të planifikuar për javën e ardhshme, është pezulluar edhe dërgimi i një delegacioni të nivelit të mesëm, i cili duhej të mbërrinte përpara zëvendëskryeministrit kinez.

Qarqet qeveritare amerikane pohojnë se nuk ka asnjë datë të përcaktuar për bisedime të reja. Ajo që habit është fakti se Shtetet e Bashkuara shprehen optimiste në gjetjen e një rrugëzgjidhjeje të përplasjes tregtare, ndërkohë që negociatat e mesit të gushtit në Washington nuk prodhuan asnjë rezultat, dhe Donald Trump kërcënon të vendosë edhe tarifa të tjera shtesë.

Këtë fillimjave, shefi i Shtëpisë së Bardhë njoftoi një raund të ri detyrimesh doganore dhe qeveria kineze reagoi menjëherë duke paralajmëruar se do të përgjigjej me të njëjtën monedhe. Që nga fillimi i korrikut, dy ekonomitë më të mëdha të botës, kanë vendosur reciprokisht dogana ndëshkuese në vlerë prej 100 miliardë dollarësh./Top Channel/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit