Përplasje për kuorumin dhe dietat në Kuvendin e Kosovës: dhe akuzat s’kanë të sosur

Mos i humb

 

Nga Blendi Gashi

Mungesa e kuorumit dhe çështja e mëditjeve ka përplasur deputetët e mazhorancës dhe opozitës në Kosovë.

E gjitha nisi pasi grupi parlamentar i LDK-së, i dha ultimatum partive në pushtet që të bëjnë 61 deputetë të koalicionit për të vazhduar seancën.

Pasi kaluan 30 minutat e ultimatumit dhe 61 deputetë nga mazhoranca nuk ishin në sallën plenare, deputetët e partisë së Isa Mustafës u larguan nga seanca.

Përkundër kësaj seanca vazhdoi pasi në sallë qëndruan deputetët e Vetëvendosjes.

Por braktiska e seancës nga LDK ngjalli reagimin e PDK-së.

Shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Memli Krasniqi e quajti të turpshme si deputetët e LDK-së nënshkruhen në Kuvend vetëm sa për të marrë mëditjet, ndërsa tha se 27 deputetëve të kësak partie vetëm 7 prej tyre kanë qenë në seancën e sotme.

Kjo është tallje me qytetarët, vinë këtu e tregojnë shantazh që prej neve varet koriumi. Rrinë dy minuta, vetëm nënshkruhen dhe dalin. Është trup me u nënshkru vetëm për me marr mëditjen. Është e turpshme që ata përfaqësojnë popullin”, tha Krasniqi.

Akuzave të PDK-së i është kundërpërgjigjur deputeti i LDK-së, Armend Zemaj përmes një shkrimi në Facebook., ku arsyeton braktisjen e seancës nga partia e tij.

Kryesuesi i seancës në mënyrë arbitrare filloi seancën pa miratimin e rendit të ditës. Këta mashtrojnë me prezencën në sallë, ofendojnë opozitën dhe tentojnë të shantazhojnë me logjikën e përfitimit personal. Kjo qeveri e pakicës edhe sot u dëshmua se e ka bërë Kuvendin jo funksional duke e humbë edhe legjitimitetin e të ashtuquajturës mazhorancë.

Qëndrimi jonë është konform përgjegjësive tona institucionale. Nuk do të lejojmë që kjo qeveri e degradimit të vazhdojë me këtë avaz të njëjtë dhe vendin ta kthejë mbrapa aty ku dëshirojnë zaptuesit e institucioneve demokratike të Republikës së Kosovës”, shkruan Zemaj. 

PDK e VV përplasen për mëditjet

Ndërsa deputetët e PDK-së dhe Vetëvendosjes janë përplasur për çështjen e mëditjeve që marrin deputetët.

Deputeti i PDK-së Hajdar Beqa akuzoi kryevetëvendosësin Albin Kurtin se qëndroi në seancë vetëm sa për t’u nënshkruar dhe për të marrë mëditjen.

I menjëhershëm ishte reagimi i deputetit të VV-së Glauk Konjufca, që deputetin Beqaj e quajti shërbëtor të Kadri Veselit.

Seanca është duke vazhduar punimet lidhur me disa pika që kanë mbetur nga seancat e kaluara.

Në punimet e seancës nuk po marrin pjesë as deputetët e Partisë Socialdemokrate. /tesheshi.com/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit