Përplasjet/ Taulant Balla: Presidenti të reflektojë dhe ta kthejë institucionin në kufijtë e kompetencave Kushtetuese

Mos i humb

Tentoi të vrasë Lulzim Berishën, Gjykata e Durrësit dënon Ahmet Ajetin

Gjykata e Durrësit ka dënuar, Ahmet Ajetin për akuzën e vrasjes së mbetur në tentativë në dëm të Lulzim Berishës.

Iran, shënohet numri i madh i vdekjeve ditore nga COVID-19

Në Iran shënohen edhe 147 vdekje, numri më i lartë i vdekjeve ditore të regjistruara që nga fillimi i pandemisë së koronavirusit...

SHBA, të shtëna në zonën e okupuar nga demonstruesit anti-racist, vdes 16 vjeçari, plagoset edhe një tjetër

Në Seattle/SHBA, një djalë 16-vjeçar u vra dhe një 14-vjeçar tjetër u shtrua në spital në kujdesin intensiv pas disa të shtënave...

Pija që Qetëson Dhimbjet Nga Qarkullimi i Dobët i Gjakut

Prevalenca e sëmundjes arteriale periferike është rritur ndjeshëm kohët e fundit në mbarë globin. Kjo sëmundje ka të bëjë...

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla deklaron se prioriteti i Shqipërisë për vitin 2020 mbetet fillimi i bisedimeve për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Përmes një postimi në rrjetin social facebook Balla deklaron se në Rezolutën e miratuar 7 ditë më parë Kuvendi i Shqipërisë i bën thirrje Presidentit të Republikës të heqë dorë nga tentativat dhe aktet që bllokojnë zbatimin e Reformës në Drejtësi dhe funksionimin normal të organeve kushtetuese.

Sipas Ballës, Kuvendi në mënyrë të përsëritur i bën thirrje Presidentit Meta të reflektojë, duke kthyer institucionin e Presidentit në kufijtë e kompetencave të njohura nga Kushtetuta dhe të mos ndërrmarrë asnjë veprim tjetër në shkelje flagrante të Kushtetutës

Postimi i plotë i Taulant Ballës:

Prioriteti i Shqipërisë për vitin 2020 mbetet fillimi i bisedimeve për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian. Kuvendi vijon normalisht diskutimin e Buxhetit 2020, i cili mbështet fuqimisht reformat e ndërmarra që promovojnë rritjen ekonomike, punësimin, përmirësimin e cilësisë së shërbimeve për qytetarët dhe procesin e integrimit në Bashkimin Europian. Buxheti 2020 garanton vazhdimin e mbështetjes financiare për thellimin e reformave të nisura në sektorë kyç të ekonomisë. Reforma në drejtësi, e cila do të vijojë të marrë një mbështetje të konsiderueshme buxhetore, së bashku me reformën në administratën publike dhe reformën e menaxhimit të financave publike do të jenë instrumente të rëndësishëm të realizimit të prioriteve të programit të Qeverisë në përputhje me interesat e qytetarëve për përmirësimin e nivelit të jetesës së tyre.

Në Buxhetin 2020 është parashikuar edhe kostoja shtesë për mbështetjen e institucioneve të krijuara në zbatim të reformës në drejtësi. Në planifikimin e investimeve publike për vitin 2020 janë mbajtur gjithashtu në konsideratë prioritetet e integrimit europian. Në Rezolutën e miratuar 7 ditë më parë “Kuvendi i Shqipërisë i bën thirrje Presidentit të Republikës të heqë dorë nga tentativat dhe aktet që bllokojnë zbatimin e Reformës në Drejtësi dhe funksionimin normal të organeve kushtetuese ku një prej më të rëndësishmeve është Gjykata Kushtetuese. Kuvendi i Shqipërisë në mënyrë të përsëritur i bën thirrje Presidentit të Republikës të reflektojë duke kthyer institucionin e Presidentit në kufijtë e kompetencave të njohura nga Kushtetuta dhe të mos ndërrmarrë asnjë veprim tjetër në shkelje flagrante të Kushtetutës”.

- ISLAMSHOP.CH -
- ISLAMSHOP.CH -

Të fundit

Kosovë : Vdesin edhe 6 persona në QKUK nga Covid-19

Qendra Klinike Universitare e Kosovës, përkatësisht klinikat e saj ku po trajtohen pacientët e prekur nga Covid-19 kanë njoftuar se gjatë ditës...

Hoti u bën thirrje grupeve parlamentare të mbajnë seancën për rishikim të buxhetit

Kryeministri Avdullah Hoti, u ka bërë thirrje grupeve parlamentare dhe deputetëve të Kuvendit të Kosovës që të gjendet një formë për mbajtjen...

Eurostat: Në dy muaj 140 mijë viktima, të përqendruara në 50 rajone

Sipas ‘Eurostat’, në vetëm dy muaj janë regjistruar 140 mijë viktima nga infeksioni I koronavirusit, të gjitha të përqendruara kryesisht në 50...

Irani merr një vendimin ndryshe për maskat , 2500 infeksione të reja

Presidenti i Iranit, Hassan Rohani deklaroi se të gjithë iranianët që nuk mbajnë maska, nuk do të kenë qasje në shërbimet shtetërore...

Australi, autoritetet fusin në karantinë 3000 banorë të Melburn-it

Përballë ringjalljes së infeksioneve të reja të shkaktuara nga Covid, në Melburn, në Australi, rreth 3000 persona i janë nënshtruar masave të...