Përsëri dosje të reja në zyrat e OVL UÇK-së, pretendohet se janë të Gjykatës Speciale

Mos i humb

Edhe sot në zyrat e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së janë dorëzuar disa dosje.

Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati, ka bërë të ditur se edhe mëngjesin e sotëm në zyrat e kësaj organizate dikush i ka dorëzuar disa dosje, të cilat pretendon se janë të Gjykatës Speciale.

Gucati këtë person e ka quajtur “Rrufeja 3”, pasi që siç theksoi ai, këtë herë ky person i ka dorëzuar shumë shpejtë, raporton lajmi.net.

“Rreth orës 10:45 i ka dorëzua dosjet. Nuk e dimë sa faqe janë. Këto dosje ne besojmë se janë të Gjykatës së Hagës. Ka figura dhe emra të ndryshëm që ne nuk jemi të autorizuar këto emra. Ne kemi thënë që është mirë që prokuroria jonë ti hetojë këto dhe te gjej se kush është ky person”, ka thënë Gucati.

Ai tha se të gjithë po mundohen që ta zhveshin luftën e pastër të UÇK-së, por siç theksoi Gucati, kjo është e kotë.

Në anën tjetër, nënkryetari i OVL UÇK-së, Nasim Haradinaj, ka thënë se këto janë kopje të dokumenteve origjinale të Gjykatës Speciale dhe se ka thënë po ashtu gjatë ditëve të ardhshme ky person ka thënë se do të sjellë edhe CD dhe se edhe ato do t’i publikojnë ato.

Ai ka thënë se këto janë draft-aktakuza dhe se sipas tij, të gjitha këto dokumente janë të ngritura mbi bazat e Millosheviqit.

“Kjo gjykatë po e dëshmon edhe një herë është e ngritur mbi baza të shpifjeve, mbi baza të Millosheviqit. Këto janë mbi akuzat e Millosheviqit”, ka thënë Haradinaj.

Sipas Haradinajt, në mesin e emrave që janë në këto dokumente janë edhe Azem Syla, Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, Kadri Veseli dhe Rexhep Selimi.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit